Ballkani – Slavia e Pragës 0-0
45+3′ – Kundërsulm i shpejtë i Ballkanit nga krahu i majtë, ku Ermal Krasniqi është i pandalshëm, por goditja e tij, paksa prirët me portën përfundon ngjitur me shtyllën.
28′ – Tjetër mundësi për miqtë, Sor nuk ka shënjestrën e duhur.
16′ – Me fat Ballkani. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olaynka, humbet një rast flagrant në vijën e pesë metrave, godet mbi tra.
3′ – E nis me vrull Ballkani, me Korenicën që vë në vështirësi portierin mik dhe në vijim të aksionit Krasniqi rrëzohet në zonë, por loja vijon.
Ballkani do të zhvillojë këtë të enjte sfidën, në letër, më të vështirë të fazës së grupeve të Conference League.
Skuadra e Ilir Dajës do të presë në “Fadil Vokrri” ekipin e Slavia Prague, sfidë që do të nisë në orën 21:00 dhe që do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në “SuperSport 2”.
Ndërsa na ndan rreth një orë nga strati i këtij takimi trajnerët Daja dhe Trpisovsky kanë vendosur për formacionet si do nisë ky takim.
Formacionet zyrtare:
br> br>Lexo me shume