Video/ McTominay shpëton United. Lazio me 10 lojtarë ndalet në shtëpi: ja rezultatet e Europa League

Kualifikohen në raundin tjetër të Europa League edhe Freiburg falë suksesit 4-0 në shtëpin e Nantes e Real Sociedad (3-0 ndaj Tiraspol). Lazio me 10 lojtarë frenohet në Olimpico 2-2 nga Sturm Graz, ndërsa në Grupin e Romës triumfon 2-0 Ludogorets përballë HJK. Bullgarët janë të dytët +3 nga verdhekuqtë. Buzëqesh edhe Manchester United, fitues vetëm në minutat shtesë me golin e McTominay.

GRUPI A

PSV mbetet në lojë për kualifikimin e në vendin e dytë, pas rezultatit dërrmues 5-0 ndaj Zyrih. Golat e hollandezëve i shënuan Gutierrez, Verman dhe Sangare në pjesën e parë. Situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, që u vulos nga Verman dhe El Ghazi.

GRUPI C

Ludogorets triumfon 2-0 ndaj HJK Helsinkit dhe fut në telashe Romën, tashmë tre pikë pas vendit të dytë. Betis ka siguruar vendin e parë në grup me 10 pikë, i ndjekur nga Ludogorets me 7. Gropper në pjesën e parë dhe Rick në pjesën e dytë ndëshkuan skandinavët, që nuk mundën të reagojnë. HJK është praktikisht i eliminuar, por pranë humnerës është edhe skuadra e Mourinhos.

GRUPI D

Royale Union kryeson grupin në mënyrë surprizë, pavarasisht barazimit me Bragën. Në ndeshjen tjetër, Union Berlin mbetet në garë falë 1-0 ndaj Malmoe. Goli në fund u shënua nga Knoche me penallti, në minutën e 89.

GRUPI E

Real Sociedad kalon fazën e grupeve falë fitores 3-0 ndaj Tiraspol. Golat u shënuan nga Sorloth dhe Rico, të cilët përfituan nga lojtari plus, pas kartonit të kuq të Zohouri pas gjysmë ore lojë. Pastaj në finale Navarro fiksoi trisin. Pranë raundit tjetër është edhe Manchester United, i dyti me 9 pikë. Red Devils duhet të falënderojnë McTominay, autori i golit në minutën e 93-të. Ten Hag merr një fitore të vuajtur 1-0 falë McTominay, ndaj Omonias që është gjithnjë e më e fundit.

GRUPI F

Në Europa League, Lazio-Sturm Graz mbyllet 2-2. Rezultat që i çon bardhekaltrit e Sarrit në 5 pikë pas katër ndeshjesh. Ndeshje e bllokuar në Olimpico dhe nervoze. Lazio arriti ta zhbllokojë, duke luajtur pjesën e parë në rritje, vetëm në minutën e 45′. Një penallti e Immobile i jep sulmuesit rekordin e golashënuesit më të mirë lacial në Europë. Në shtesë, megjithatë, Lazzari u përjashtua dhe loja ndryshoi në pjesën e dytë. Boving barazoi në minutën e 56-të për Sturm Graz. Pastaj austriakët provuan goditjen me tentativa të shumta nga distanca, para se të pësonin dyfishimin e Pedros. Spanjolli përfitoi nga një gafë e Siebenhandl, por në të 83′, Boving barazoi 2-2.

GRUPI H

Ende gjithçka e hapur pas fitoreve të Ferencvaros, tashmë i pari me 9 pikë, dhe Trabzonspor (i dyti në barazi me Monaco). Në fund mbetet Crvena Zvezda, ende në lojë pavarësisht tre pikëve. Serbët u dorëzuan përballë Ferencvaros 2-1, me Mitrovic që shënoi mes avantazhit vendas të Zachariassen dhe golit të dytë hungarez të Mmaee. Në ndeshjen tjetër, turqit ishin shkatërrues në fitoren 4-0 ndaj Monaco. Vendosën golat e Vitor Hugo, Bardhit dhe Trezeguet, pas autogolit fillestar të Sarrit.

Europa League Group A
PSV Eindhoven 5-0 FC Zurich
Europa League Group C
Ludogorets Razgrad 2-0 HJK Helsinki
Europa League Group D
Union Berlin 1-0 Malmo FF
Europa League Group E
Manchester United 1-0 Omonia Nicosia
Real Sociedad 3-0 FC Sheriff
Europa League Group F
Lazio 2-2 Sturm Graz
Europa League Group H
Ferencvaros 2-1 FK Crvena Zvezda
Trabzonspor 4-0 Monaco

Lexo me shume