Video/ Melo “skifter” në Durrës: braziliani fundos Teutën dhe nxjerr Laçin jashtë rrezikut_6639fb8c438e3.jpeg

Video/ Melo “skifter” në Durrës: braziliani fundos Teutën dhe nxjerr Laçin jashtë rrezikut

Laçi bën goditjen e madhe në Niko Dovana duke mposhtur 0-1 Teutën. Vendosi një gol i brazilianit Melo, që ndryshoi hierarkitë e dy skuadrave në renditje, me parakalimin e kurbinasve e rikthimin e durrsakëve në zonën e playout. Ndoshta u mendua shumë herët për një katapultim drejt Final Four, por humbja e dytë radhazi rikthehen dridhjet e rënies nga kategoria për Teutën, që kishte impresionuar me vetëm dy humbje në 11 ndeshjet e fundit.
Laçi preferoi kundërsulmin: menjëherë të rrezikshëm me Sobouale që nuk gjeti portën në minutën e 1’. Teuta shtyu përpara me forcë, duke koleksionuar raste me Arifin dhe Dacin, të dy pa shënjestrën e duhur në minutën e 8’ dhe të 27’. Cungu sidoqoftë nuk ndryshoi mënyrën e lojës së të tijve, që u shfaqën edhe njëherë në anët e Vatës me Ujkën, që u ndal nga reagimi i portierit. Teuta e mbylli në sulm pjesën e parë, por Arifi u ndal këtë herë nga Dajsinani.
NËN RITMIN SAMBA
Pjesa e dytë nisi sërisht nën intensitetin e rasteve të Teutës. Daci në të 52’ thirri në cështje Dajsinanin, që pritjen më të mirë e kishte rezervuar 7 minuta më pas, sërish në tentativën e sulmuesit, këtë herë i ndihmuar edhe nga traversa. Befasia ndodhi në të 71’ kur për të shënuar mendoi Melo, që kaloi miqtë në avantazh. Një kundërsulm i finalizuar ftohtë nga braziliani, që vendosi ndeshjen. Reagimi pastaj i Teutës ishte i duhuri, por cinizimi para portës jo. Në të 83’, 94’ e 98’ tre raste flagrante për të barazuan rezultatin, me Jazxhi i fundit që gaboi për dëshpërimin e Martinit.
Video/ Goli i braziliani Melo
Laçi kthehet të fitojë pas 11 ndeshjesh pa sukses mes kampionatit e kupës, në ndeshjen e duhur, duke befasuar Teutën në shtëpi dhe duke e kaluar +1 në renditje, 6 javë nga fundi.

Burimi