VIDEO/ Milan fiton me “poker”, Monza e gjen vetëm një herë rrugën drejt rrjetës

Milan merr një super fitore në “San Siro” përballë Monza-s. Skuadra e Piolit fitoi me rezultatin 4-1, me protagonist të këtij takimi Brahim Diaz.

Diaz i dhuroi ekipit të tij dy gola një në minutën e 16’ dhe tjetrin në minutën e 41’.

Ndërsa në fraksionin e dytë rrugën drejt rrjetës për Milan e gjetën Origi dhe Leao.

Nga skuadra e Monzës u realizua vetëm një gol që mban “firmën” e Ranoçhia.

Pas raundit të 11-të të Seria A Milan ngjitet në vend të dytë me 26 pikë, por duhet theksuar se një pjesë e mirë e rivalëve ende nuk e kanë zhvilluar sfidën e kësaj jave.

Monza nga ana tjetër qëndron në vend të 14-të me 10 pikë të grumbulluara.

Videot e golave: 

Diaz i dhuroi avantazhin ekipit të tij në minutën e 16’ me një gol alla “Messi”.

Ndërsa në minutën e 41’ ai realizoi golin e dytë për vendasit, si dhe ndezi festën në “San Siro”.

Origi realizon golin e tretë të Milan në minutën e 65′ me një super goditje.

Ranocchia i dhuron golin e parë Monza-s me një perlë në minutën e 70′.

Pas një asisti perfekt nga Theo Hernandez, Leao i dhuron “poker” Milanit.

Lexo me shume