VIDEO/ Mjeshtër i goditjeve të dënimit, Bardhi shënon një gol spektakolar në Europa League

Enis Bardhi konfirmohet mjeshtër i goditjeve të dënimit. Fantazisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut shënoi një gol spektakolar në përballjen mes Trabzonspor dhe Monacos, e vlefshme lër grupet e Europa Leagues.

Një goditje mbi vijën e zonës, ngriti në peshë stadiumin në Turqi, me Bardhin që befasoi kundërshtarët, duke goditur tokazi, poshtë këmbëve të futbollistëve të murit dhe duke lënë të pa lëvizur portierin gjerman të Monacos.

Sfida përfundoi 4-0 për kampionët e Turqisë, ndërsa Bardhi shënoi golin e tretë dhe qëndroi në fushë për 64 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Trezeguet.

Lexo me shume