VIDEO / “Mome, bëji të fala! Ta gëzojë”, Veliaj i shtron rrugën Flamur Nokës, batuta me të ëmën para vilës

Në një kohë kur Flamur Noka ishte duke protestuar me molotovë para Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhej në lagjen e familjes së tij. Siç mund ta shihni edhe nga kjo video, Veliaj shfaqet poshtë vilës-pallat të familjes Noka, e cila nga sot ka edhe një rrugë të re.
“Mome, si je, bëji të fala Flamurit, ta gëzojë”, dëgjohet të thotë Veliaj.
Bashkia e Tiranës ka kryer jo vetëm asfaltimin e rrugës “Grigor Cilka”, por edhe rrjetin e kanalizimeve dhe sistemin e ndriçimit, duke i rritur vlerën edhe më shumë pronës së familjes Noka dhe komshinjve të tyre.

Burimi