VIDEO/ Muller “ngacmon” Lewandowskin para ndeshjes Bayern Munich-Barcelona

Thomas Muller i ka dërguar një mesazh ish-shokut të skuadrës Robert Lewandowski para ndeshjes në Champions League.

Sulmuesi polak dëshiroi që të ndihmonte Barcelonën të fitonte Champions League, por një fitore e Interit sot do t’i dërgonte në Europa League.

Muller njihet për karakterin e tij gazmor, me videot e shumta që ai bën duke ngacmuar shokët e tij të ekipit. Këtë herë, ai ka postuar një video në rrjetet sociale duke thënë: “Lewy, ne po vijmë”, duke qeshur më pas.

Duket që është një shaka, por edhe një presion psikologjik për Barcelonën./h.ll/abcnews.al

Lexo me shume