VIDEO: Napoli perfekt, siguron kualifikimin, festa e Club Brugge ndalet vetëm nga matematika

Napoli siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spallettit nuk i zhgënjeu pritshmëritë në takimin me Ajaxin e Amsterdamit, që e mposhti 4-2 më stadiumin “Maradona”, kur vetëm një javë më parë e kishte shktatërruar 1-6 edhe në Amsterdam. 10 gola në vetëm dy takime u ka shënuar “harkëtarëve”, për një ecuri perfekte prej katër fitoresh radhazi.

Siguron praktikisht kualifikimin për në fazën tjetër edhe Club Brugge, që mori një pikë me shumë vlerë (0-0) në “Wanda Metropolitano” kundër Atleticos së Madridit. Me 10 pikë në total dhe në katër ndeshje dhe me favorin e sfidave direkte ndaj “Los Colchoneros”, vetëm një kombinim i çmendur rezultatesh në dy takimet e fundit mund ta zhvendosin ekipin belg në vendin e tretë

Napoli – Ajax 4-2 (Lozano 4′, Raspadori 16′, Kvaratskhelian62′, Osimhen 90’/ Klaassen 49′, Bergwijn 82′ (11-m))

Napolit iu deshën rreth katër minuta lojë për të zhbllokuar takimin me Ajaxin e Amsterdamit në stadiumin “Maradona”. Një aksion për manual i skuadrës së Spallettit u finalizua me golin e Lozanos. Nje veprim për t’u admiruar i meksikanit, që pasi kombinoi me Zielinskin, e shtyu topin me kokë drejt rrjetës, 1-0. Fillim i vështirë për “Harkëtarët”, që u mposhtën thellë 6-1 edhe në ndeshjen e një jave më parë.

Të papërmbajtshëm futbollistët e Napolit. Në minutën e 16-të, pas një tjetër aksioni model, Raspadori realizon një supergol me të majtën që lë të palëvizur portierin mik, 2-0.

Sapo nisi pjesa e dytë (49′), Ajaxi shkurtoi diferencën në 2-1 falë golit të Klassen me kokë.

Gjithsesi, Napoli reagoi shpejt dhe në minutën e 62-të shënoi të tretin me Kvaratskhelian me 11-metërsh.

Ajaxi fiton një 11-metërsh në minutën e 81-të, e kthen në gol Bergwijn, 3-2.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt Osimhen përfiton nga një gafë e mbrojtjes për të mbyllur përfundimisht llogaritë, 4-2.

Atletico Madrid – Club Brugge 0-0

Në fund të pjesës së parë (40′), Buchaman i Club Brugge rrëzohet në zonë dhe kryesori vërshëllen për 11-metërsh, por  pasi sinjalizohet nga sistemi VAR e kthen vendimin, duke befasuar futbollistët miq.

Lexo me shume