Video/ “Nuk e pranoj këtë pyetje”: gazetari e tërbon, Ten Hag ikën nga konferenca e shtypit_6639ed39c081d.png

Video/ “Nuk e pranoj këtë pyetje”: gazetari e tërbon, Ten Hag ikën nga konferenca e shtypit

Manchester United barazoi dje në Premier League dhe në konferencën e shtypit gazetarët i bënë pyetje të pakëndshme teknikut Erik Ten Hag. Holandezi nuk ka dashur të vuante sulmin verbal dhe u largua nga salla menjëherë.
TEN HAG IKËN NGA KONFERENCA E SHTYPIT
Manchester United barazoi 2-2 me Bournemouthin vetëm falë një dygolëshi të të zakonshmit Bruno Fernandes. Red Devils tashmë nuk mund të ëndërrojnë më për Champions League, por mbi të gjitha rrezikojnë të përfundojnë jashtë zonës evropiane. United është në vendin e shtatë vetëm 2 pikë mbi vendin e tetë të zënë nga West Ham.
E mbi këtë fakt u ndalën gazetarët në konferencën për shtyp të Erik Ten Hag pas ndeshjes. Një pyetje që iu bë ishte: “Tani jeni të shtatët. Nëse përfundoni i teti, do të jetë renditja më e ulët në historinë e Manchester United që nga ekzistimi i Premier League. Mendoni se do të përfundoni mbi vendin e tetë?”.
Lexo më tej: Video/ Perlë e Fernandes, Salah shpëton Klopp: United ndal Liverpool, Arsenal e City e falenderojnë
Ten Hag nuk reagoi mirë ndaj pyetjes dhe nuk e lejoi gazetarin të konkludonte. Ai u ngrit dhe u largua pasi tha: “Unë nuk e pranoj këtë pyetje. Kjo nuk është e rëndësishme tani”.

🚨 Erik ten Hag walks out of press conference when asked about Man United’s worst Premier League finish in history.@BeanymanSports 🎥pic.twitter.com/o7dvJ5pufk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 13, 2024

Burimi