VIDEO/ Pacienti luan në sak gjatë operacionit në tru

Një burrë u operua nga një tumor në tru ndërsa ishte zgjuar dhe luante himnin e Mamelit me saksin e tij.

Operacioni – i kryer në Spitalin Ndërkombëtar Paideia në Romë – ishte krejtësisht i suksesshëm.

Pacienti është mirë dhe tashmë ka dalë nga spitali.

35-vjeçari kujton qetësinë e ndjerë në ato orë të vështira kur mundi të mbështetej në instrumentin e tij për t’u qetësuar.

Operacioni u krye nga Dr. Christian Brogna, neurokirurg në Spitalin Ndërkombëtar Paideia, një ekspert ndërkombëtar në kirurgjinë komplekse të tumorit, i cili hoqi plotësisht tumorin e trurit pa cenuar funksionet neurologjike të pacientit.

Atij iu bashkua një ekip prej 10 profesionistësh nga e gjithë bota për më shumë se 9 orë duke përfshirë neurokirurgë, anesteziologë të përkushtuar, neuropsikologë, neurofiziologë dhe inxhinierë, të mbështetur nga teknologjitë më të avancuara si neuronavigimi me traktografi, aspirator me ultratinguj, ultratinguj intraoperativë, neuromonitorim të vazhdueshëm.

Vendimi për të luajtur saksofon gjatë operacionit është marrë nga pacienti, një dashamirës i madh i muzikës.

Dhe kështu instrumenti u soll në sallën e operacionit dhe G.Z ishte në gjendje të luante atë ndërsa ekipi punonte për të hequr tumorin pa kompromentuar funksionet e trurit./Abcnews.al/

Lexo me shume