VIDEO/ Pamjet tragjike, përfundoi me automjet në kanal, humb jetën 50-vjeçari në Kretë

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet nga momenti kur automjeti i një 50-vjeçari bie përmbys në një kanal duke i marrë jetën edhe drejtuesit.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë e cila është përfshirë sot nga moti i keq. Sipas raportimeve, babai i dy fëmijëve të mitur po fliste me gruan në momentin automjeti përfundoi në mes të rrjedhës.

Makina u përmbys ndërsa jashtë saj shihet dora e Konstantinos Vergakis ndërsa aty kalojnë ujërat e vrullshme.

Momente kaosi mbizotëruan në orët e mëngjesit dhe të mesditës në Agia Pelagia të Kretës, shtëpi dhe automjete janë përmbytur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë bashkëshorten e 50-vjeçarit e cila arriti të dilte nga automjeti. /abcnews.al/

Lexo me shume