VIDEO/ Pasimi “no look” i lojtarit të Tottenham bën me “dhimbje koke” Conten!

Tottenham u ndal në një barazim 1-1ndaj Sportingut të Lisbonës në mbrëmjes e së mërkurës në Champions League. Anglezët kërkuan me çdo kusht të dilnin me pikë të plota nga përballja me portugezët për t’i mbyllur në shtëpi llogaritë e kualifikimit. Por, tashmë, iu duhet të marrin të paktën një pikë në transfertë ndaj Marseille për të kaluar në raundin e 1/8-tave.

Tottenham tentoi me çdo kusht në minutat e fundit të fitonte ndeshjen edhe pse jo të gjithë lojtarët kënaqen trajnerin Antonio Conte. Një nga ata me të cilët italiani u nervozua jashtë mase ishte Emerson Royal.

Teksa luhej minuta e 86-të dhe ndeshja ishte “mbërthyer” në shifrat 1-1, anësori zgjedh të bëjë një pasim “no look” që shkoi shumë keq. I menjëhershëm reagimi i Contes që nga stoli i kërkon lojtarit të tij të luajë me mend në kokë dhe me qetësi pasi nuk ishte momenti për të dhuruar spektakël.

Lexo me shume