Video/ Premier League: 3-3 i çmendur mes Aston Villa e Liverpool, Duran habit Reds me dy gola në tre minuta_664299e847bd4.jpeg

Video/ Premier League: 3-3 i çmendur mes Aston Villa e Liverpool, Duran habit Reds me dy gola në tre minuta

Barazimi i pabesueshëm 3-3 në ndeshjen e fundit të javës së 33 të Premier League. Aston Villa, në fakt, arriti të rikuperonte Liverpool në shtëpi vetëm në finale të ndeshjes. Reds hapën rezultatin falë autogolit skandaloz të portierit Martinez. Villians rikuperuan menjëherë me Tielemans. Klopp u rikthye përpara me Gakpo dhe të riun Quansah, por Emery rrëmbeu pikën në fund falë një dygolëshi të një super Duran, që i çon Villans nga 3-1 në 3-3 në harkun e tre minutave.
AUTOGOLI I MARTINEZ
Ndeshja u orientua menjëherë, me një autogol të bujshëm të vendasve. Në minutën e dytë të takimit një krosim i dobët nga e djathta, Emiliano Martinez nuk mundi ta bllokonte duke e dërgon në mënyrë të ngathët në portën e tij. Pas disavantazhit, Villans nisën përpjekjet për të barazuar, dhe pas gjashtëqind sekondash, lojtarët e Emery e rikthejnë ndeshjen në ekuilibër. Asisti i Watkins për goditjen e mrekullueshme të Tielemans nga skaji, që e bëri rezultatin 1-1. Pas golit të barazimit vendasit vazhduan të shtypnin gazin, por në minutën e 23′ Liverpool goditi sërish me Gakpo. Aston Villa nuk u dorëzua në fund të pjesës së parë, që megjithatë u mbyll me golin e avantazhit të mysafirëve.
Lexo më tej: Video/ Trossard shemb United dhe kthen Arsenal në krye: nuk ka titull të martën për Manchester City
DYGOLËSHI I DURAN
Skuadra e Klopp shënoi gjithashtu golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë, falë goditjes me kokë të të riut Quansah në minutën e 48′. Pak minuta më vonë Watkins ngushtoi përsëri diferencën, por goli i tij u anulua pas një kontrolli në VAR. Skuadra vendase shtyu fort për të rihapur gjithçka dhe ia doli në mënyrë sensacionale të rikuperonte brenda pak minutash nga fundi. Kolumbiani Jhon Duran shpërtheu me dy gola në minutën e 85′ dhe 88′, duke barazuar brenda tre minutave. Ndeshja përfundoi 3-3, por Aston Villa nuk mund të festojë ende kualifikimin matematikor për në Champions. Distanca nga Totenham është +5, por Spurs duhet të rikuperojë ndeshjen kundër Manchester City.

Burimi