Video/ Provokimi i derbit, Dybala i tregon palestrinën me kupën e botës Guendouzi: francezi e kap për fyti_6639fbb822bcd.png

Video/ Provokimi i derbit, Dybala i tregon palestrinën me kupën e botës Guendouzi: francezi e kap për fyti

Roma-Lazio ishte një derbi me tension të lartë dhe shumë nervoz. Në pjesën e dytë, temperamenti u nxeh më shumë se pritej dhe kartonët e verdhë ranë si shi. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, çdo ndërhyrje shpërthente një përleshje. Ndër më të acaruarit ishin francezi Guendouzi dhe argjentinasi Dybala.
SHKËNDIJA DYBALA-GUENDOUZI
Një argjentinas kundër një francezi në derbin Roma-Lazio. Disa goditje të ndaluara fluturuan mes të dyve, veçanërisht me rastin e një topi vagant që më pas përfundoi në fundore. E diskutuan deri në fund mesfushori i Lazios dhe sulmuesi verdhekuq. Të dy u përplasën me njëri-tjetrin, e pas disa fjalëve më shumë erdhi kontakti fizik. Një shuplakë në pjesën e pasme të kokës për Guendouzi, i cili u përgjigj duke i vendosur duart në fyt argjentinasit Dybala. Arbitri ndërhyri menjëherë duke i ndarë.
DYBALA E PALESTRINAT E BOTËRORIT
Pasi u ndanë, Paulo Dybala hoqi palestrinat dhe ia tregoi Guendouzi. Finalja Argjentinë-Francë e Botërorit të fundit është përsëritur në Olimpico mes të dyve e Dybala i tregoi francezit palestrinën që pasqyronte Kupën e Botës. E nervozizmi i bardhekaltrit arriti në majë, në një derbi ku u pa gjithçka. Ashtu si festimi i diskutueshëm i autorit të golit Mancinit në fund të ndeshjes.

Dybala showing Guendouzi his shin pad which has a picture of Argentina winning the World Cup on ☠️🍿 pic.twitter.com/JzfWWkaEie
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) April 6, 2024

Burimi