Video/ Rama ‘kukafshehti’ me Kurtin në Berlin: Duhet të më kishe gjet vetë, jo me spiuna

Në kulmin e debateve mes tyre, shkaktuar edhe pas fjalimit të kryeministrit Rama në Asamblenë e KiE, Kongresi i Partive Socialiste Europian, duket se ka sjellë ‘paqe’ mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Të ndodhur bashkë në një sallë, ndërsa kryeministri i Kosovës ishte duke biseduar me një prej zyrtarëve të pranishëm në Kongres, homologu i tij shqiptar, Edi Rama zgjodhi të ‘luajë kukafshehti’.
Pas Kurtit, Rama i mbylli sytë me duar, duke kërkuar prej tij që ta gjejë, ‘truk’ që vuri në vështirësi kreun e qeverisë së Kosovës, ndërsa në ndihmë i erdhi bashkëbiseduesi.

Momenti sakaq, u shoqërua me të qeshura mes të pranishmëve, dhe me një përqafim mes dy kryeministrave.
 

Top ChannelLexo me shume