VIDEO/ Real Betis forcë e tretë në Spanjë, thyhen Granada dhe Uzuni

Real Betis vazhdon momentin e mirë në La Liga. Skuadra andaluziane mposhti 3-1 Almerian në shtëpi fale dygolëshit të Ëilliam Carvalhos dhe rrjetës së Borja Iglesias (i shtati sezonal në La Liga). Ndërkohë, realizimi i El Bilal Toure vetëm sa barazoi përkohësisht rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë.

 

Myrto Uzuni dhe Granada dolën pa pikë nga transferta ndaj Tenerifes në La Liga 2, aty ku u mposhtën 2-0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, iu afrua në tri raste në pjesën e parë, por nuk ia doli dot të gjente golin e radhës.

 

27-vjeçari vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve më të mirë me 8 gola, teksa Granada mbetet në vend të shtatë me 17 pikë, gjashtë më pak se Las Palmas i vendit të parë.

Lexo me shume