VIDEO/ Richarlison mbi paterica dhe mes lotësh, Botërori “mision i pamundur”

Kur jemi një muaj larg startit të Botërorit Katar 2022, sulmuesi brazilian Richarlison rrezikon vërtetë shumë të mos ia dalë të luajë për herë të parë në karrierën e tij në një kompeticion madhor.

Sulmuesi i Tottenham u dëmtua në minutën e 50’ të sfidës me ish-skuadrën e tij, Evertonin dhe la fushën e lojës me ndihmën e mjekëve, ndërsa pas ndeshjes u pa të ecte me ndihmën e patericave dhe të përlotej teksa fliste për dëmtimin.

“Duhet të jem optimist dhe të mendoj se do t’ia dal, ndonëse sot që flasim duket shumë e vështirë”, tha braziliani pas ndeshjes, teksa dëshpërimi dallohej qartë në sytë e tij.

Lexo me shume