VIDEO/ Rreh dhe tenton t’i vjedhë telefonin e varësen e floririt doktorit, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.4.

Abc mëson se në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet ka tentuar t’i vjedhë me dhunë telefonin një doktori dhe më pas është larguar.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 45-vjeçari ka tentuar t’i marrë edhe varësen e floririt.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më datë 23 shtator ai ka vjedhur shuma parash në një dyqan.

/Abcnews.al/

 

Lexo me shume