VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj në Greqi, moti i keq i merr jetën 50-vjeçarit

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit.

Për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja që e shoqëronte rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme.

Ekipet shpëtuese janë vënë në kërkim të gruas së zhdukur në Heraklio.

Protothema.gr raporton se viktima 50-vjeç dhe e zhdukura kanë qenë duke lëvizur me makinë, kur uji mori përpara mjetin e tyre.

Dëmet nga moti i keq në ishull janë të shumta, disa banesa dhe dyqane janë përmbytur, gjithashtu shumë makina janë marrë para nga uji i vrullshëm, me autoritete që i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes./abcnewsal/

Lexo me shume