VIDEO/ Sevilla i falet një supergoli, Leipzigu rrezikon në pjesën e dytë

Sevilla mori një fitore të madhe në La Liga, teksa Leipzigut i mjaftoi një ojesë për të marrë maksimumin në shtëpi ndaj Hertha Berlin në Bundesliga. Rikthimi i Jorge Sampaolit në stol po jep efekt pozitiv te Sevilla, që sot arriti fitoren e dytë sezonale në Spanjë.

 

Skuadra andaluziane fitoi 0-1 në ishull përballë Mallorcas, ekip ku mungoi Vedat Muriqi (i pezulluar). Sfida u vendos nga një gol i mrekullueshëm i Nemanja Gudelj në minutën e 53’. Mesfushori 30-vjeçari gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare falë një “predhe” nga larg.

 

Ndërkohë, Leipzigu triumfoi 3-2 ndaj Herthas në Gjermani. Skuadra e Marco Rose e mbylli pjesën e parë në avantazh të trefishtë (Forsberg, Daum, Orban). Kryeqytetasit reaguan në fraksionin e dytë të takimit, duke rrezikuar fitoren e vendasve falë rrjetave të Lukebakio dhe Jovetic, por vetëm kaq.

 

Leipzigu është nngjitur në vendin e nëntë me 15 pikë, pesë larg kreut, pozicion që mbahet nga Union Berlin, që përballet të dielën me Borussia Dortmund, ndërkohë që Hertha mbetet në vendin e tretë nga fundi.

Lexo me shume