VIDEO/ Situatë e paprecedentë në Francë, grushte, shkelma dhe radhë të gjata për pak benzinë

Grevat në rafineritë kryesore të naftës kanë “paralizuar” vendin, në një kohë ku një e treta e pikave të karburanteve po përballen me mungesa të mëdha.

Shumë prej pikave të karburanteve kanë mbetur pa benzinë, ndërsa te pikat e tjera ka radhë të gjata automjetesh, që presin për tu furnizuar me karburant.

Video e shpërndara në mediet sociale tregojnë kaosin nëpër karburante me qytetarët që shpesh herë humbasin kontrollin duke shtyrë njëri-tjetrin dhe duke bërë sherre banale për radhën.

Nuk kanë munguar as grushtet dhe shkelmat./Abcnews.al/

Lexo me shume