VIDEO/ Sulmet kibernetike nga Irani, Rama konfirmon vizitën e presidentit izraelit në Tiranë

Kryeministri, Edi Rama, është takuar sot me presidentin izraelit Isaac Herzog.

Gjatë bisedës së dy krerëve, Rama bëri të ditur se presidenti izraelit do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Rama i tha se ka për të parë shumë në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur që më në fund do të kemi për vizitë në Shqipëri. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, i tha Rama presidentit izraeliy.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri u takua me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi.

Dyshja diskutoi dje rreth forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

Vizita e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë./abcnews.al/

Lexo me shume