VIDEO/ Tjetër mesazh për Rejën, Sadiku vjen nga stoli dhe shkund rrjetën,

Armando Sadikut i mjaftuan vetëm 10 minuta në fushë për të shënuar golin e pestë sezonal në La Liga2. Sulmuesi kuqezi, vulosi fitoren 2-0 të Cartagenas përballë Ibizas në javën e 11-të të kampionatit.

Sadiku e nisi sfidën nga stoli, për t’u hedhur në fushë në minutën e 74-t, në vend të Ortunos, ndërsa më herët, në minutën e 51-të, Calero kishte zhbllokuar takimin.

Në të 84-tën, sulmuesi shqiptar, i asistuar nga Izquierdo, tundi sërish rrjetën, me Cartagenan që fitoi me rezultatin e pastër 2-0 (mbetet në vendin e katërt me 20 pikë).

Lexo me shume