Video/ Turisti regjistron vdekjen e tij pas këputjes në ajër të teleferikut personal që po përdorte (fotot)

Disa pamje të trishta janë shpërndarë së fundmi të cilat tregojnë një burrë në Brazil duke rrëshkitur në një kavo zbritëse, mbajtësja e të cilës papritur këputet dhe ai bie për vdekje.

Incidenti i tmerrshëm ishte regjistruar në kamera nga disa këndvështrime, si nga viktima Sergio Murilo Lima de Santana, dhe e dashura e tij që ishte në tokë.
39 vjeçari De Santana, po bënte rrëshkitjen panoramike të rezortit Canoa Quebrada më 10 tetor, kur struktura që e mbante papritur këputet, duke e lëshuar atë në rërën disa dhjeta metra poshtë, në një rënie që përfundoi me një zhurmë të mbytur përplasjeje, siç tregohet në video.

Ai u dërgua në spital por u shpall i vdekur kur mbërriti atje.

Zyrtarët e parkut të Aracati menjëherë ndaluan lëshimet në kavot e zbritjes teksa autoritetet nisën hetimet për incidentin tragjik.
Zyrtarët thanë se struktura e defektoze ishte inspektuar herën e fundit në mars te këtij viti.

FOTO GALERI
1/3

39 vjeçari De Santana, po bënte rrëshkitjen panoramike të rezortit Canoa Quebrada më 10 tetor, kur struktura që e mbante papritur këputet

Top ChannelLexo me shume