VIDEO/ “Tym e flakë” në Serbi, ndërpritet ndeshja për disa minuita

Është ndërprerë për disa minuta sfida mes Partizanit të Beogradit dhe Kolnit në Serbi, teksa shkak janë bërë flakadanët e shumtë të hedhur nga tifozeria.

Tymi e bëri të pamundur vijimin e ndeshjes, teksa arbitri sinjalizoi ndërprerjen e takimit, që gjithsesi rifilloi pas rreth 5 minutash, aq sa u nevojit që të pastrohej shikimi.

Kur po shkohet drejt fundit të pjesës së parë, Partizani i Beogradit kryeson me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Diabate në minutën e 15’.

Lexo me shume