VIDEO/ U nis të shuante zjarrin në pyll, rrëzohet aeroplani: Dy personat në bord dyshohet të kenë humbur jetën

Një aeroplan u rrëzua sot pranë malit Etna gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në pyll në një zonë malore të komunitetit Calcinera, në provincën e Katanias në Siçili.

Momenti i rrëzimit të aeroplanit është regjistruar në një video që është transmetuar nga mediat italiane.

Mjeti fluturues ishte në lartësi të ulët kur u përplas me një shpat mali. Ai që pasoi ishte një shpërthim dhe pjesët e aeroplanit u shpërndanë në distancë. Nuk dihet fati i dy pilotëve, por dyshimet janë që të mos i kenë mbijetuar përplasjes.

Ekipet e shpëtimit që nxituan në vendngjarje nuk kanë mundur t’i lokalizojnë, tha më herët për agjencinë e lajmeve ANSA, Salvatore Cocina, drejtor rajonal i shërbimit të mbrojtjes civile. /abcnews.al/

Lexo me shume