VIDEO/ Vetëm 5 minuta në fushë, Broja fiton penallti ndaj Manchester United

Armando Brojës i mjaftojnë vetëm 5 minuta në fushë për të fituar një penallti. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t u aktivizua në minutën e 79’ nga trajneri Potter dhe në të 84-ën i shpëtoi mbulimit të McTominay në zonë, por skocezi e mbajti, duke i hequr mundësinë e goditjes.

Megjithatë veprimi i skocezit nuk u shpëtoi syve të arbitrit, që akordoi menjëherë penallti, pavarësisht protestave të “djajve të kuq’, teksa nga pika e bardhë shkoi italo-braziliani Jorginho, që shënoi golin e avantazhit.

Goli i Jorginhos:

Lexo me shume