VIDEO/ Vrasja e efektivit të Shqiponjave, RENEA “blindon” zonën ku dyshohet se fshihet autori

Forcat RENEA kanë rrethuar fshatin Sulaj, dhe po ushtrojnë kontroll në të gjitha banesat pasi aty dyshohet se është fshehur autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja.
Kujtojmë që mbasditen e sotme 23-vjeçari Azgan Mernica ka qëlluar pas një konflikti me armë zjarri efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, i cili ishte nisur për të marrë detyrën, pasi ishte turni i dytë.Lexo edhe :Related Posts

Siç shihet edhe nga pamjet forca të shumta të RENEA dhe FNSH ndodhen në fshatin Sulaj, pasi kanë rënë në gjurmët e autorit të dyshuar.
Sa i përket ngjarjes Drejtori i Policisë së Fierit Lorenc Panganika bëri me dije më herët se pista kryesore që po heton policia është ajo e konfliktit të çastit mes autorit dhe viktimës.
Shkaku i krimit
Vizion Plus raportoi më herët se Cenalia dhe Mernica debatuan për vendin e makinës, sherri mes tyre ndodhi për arsye se dyshja nuk po binin dakord se kush do të kalojë në rrugë me makinë, pasi rruga ishte e ngushtë.
Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.
Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron. Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.
Gjithashtu mësohet se vëllai i autorit, Kiri Mernica ndodhet ne burg, raporton Vizion Plus. Ndërsa babai i policit të ndjerë kur ka qënë në punë vite më pare ka patur një situatë, por pa përgjegjësi penale. Aktualisht ai punon nën oficer te salla operative.