Video | Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del para gjykatës

Tina Pajollari, 18-vjeçarja e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Martin Çeços në Kolanec të Maliqit, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Siç duket nga kjo video e siguruar nga gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, Pajollari është dërguar në bankën e të akuzuarit në sallën e gjyqit e shoqëruar nga disa efektivë të policisë.

Hetuesit besojnë se Martina Pajollari, e cila u arrestua më 14 Tetor ishte e pranishme në momentin kur Martin Çeço u ekzekutua nga Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

Po ashtu, policia dyshon që ajo të ketë qenë e pranishme edhe në momentin kur është thurur plani dhe mund ta ketë nxjerrë në pritë Çeçon pranë rezervuarit të Kolanecit, aty ku edhe u inskenua si një vetëvrasje.

Emri i Tina Pajollarit u përmend për herë të parë nga babai i viktimës, Nevzat Çeço, i cili në një intervistë për emisionin “Uniko” në Klan Plus rrëfeu se i biri kishte folur për herë të fundit në telefon me Tina Pajollarin.

Pas arrestimit të 18-vjeçares, babai i viktimës tha se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin dhe për këtë arsye kishte paguar 2.5 milionë lekë të vjetra tek ish-kunati i saj, Xhoni Potka./tvklan.al

Lexo me shume