VIDEO/ “Vullkan blaugrana” në “Camp Nou”, tifozët nisin koret kundër Interit

Atmosferë e jashtëzakonshme në “Camp Nou”, aty ku në orën 21:00 do të startojë sfida mes Barcelonës dhe Interit, me vendasit që janë të dënuar të fitojnë, pasi vetëm ashtu mund të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e 1/8-ave.

Menjëherë pas humbjes një javë më parë në “San Siro”, Barcelona u bëri thirrje tifozëve që të ngjyrosin “kuqeblu” arenën katalane, teksa përgjigja ka qenë madhështore, me të gjithë biletat të shitura në harkun e 3-4 ditëve.

Në videot që po qarkullojnë, “Camp Nou” duket se do të jetë një uragan i vërtetë, me valën e tifozëve që ka nisur këngët kundër Interit që para se të hyjnë në tribuna dhe do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë për 90 minutat e sfidës.

Lexo me shume