Video/ Yamal e Raphinha thyejnë Real Sociedad: parakalohet Girona, Barça kthehet e dyta

Java e 35 e La Liga u shfrytëzua në maksimum nga Barcelona, që përfitoi nga barazimi mes Girona dhe Alaves për t’u rikthyer në vendin e dytë. Blaugranat, në prag të raundit të mesjavës, mposhtën Real Sociedad 2-0 në ndeshjen e së hënës. Xavi dhe ekipi i tij e kontrolluan ndeshjen për një kohë të gjatë dhe e thyen ngërçin me Lamine Yamal (40′). Në fund, katalanasit dyfishuan epërsinë në kohën shtesë me Raphinha (93′) me penallti. Suksesi e ngjit Barçën në kuotën e 76 pikëve.
Pasi vuajtën në një fillim të ekuilibruar, duke rrezikuar shumë nga shpërthimet e Sheraldo Becker (i cili pa një gol të anuluar), Blaugranat gradualisht morën komandën e lojës. Falë Lamine Yamal dhe Leëandoëski, të cilët ishin të parët që impenjuan Alex Remiro. Raphinha goditi shtyllën dhe goli i Barçës, që ishte në ajër, arriti në minutën e 40′. Gundogan shërbeu për Lamine Yamal, i cili goditi me saktësi, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit.
RAPHINHA I EKZALTUAR
Në pjesën e dytë Real Sociedad ndoqi barazimit por Kubo dhe Brais Mendez nuk ishin të suksesshëm. Raphinha, në anën tjetër, ishte njeriu kyç i Barcelonës. Braziliani i vë flakën vijës sulmuese dhe sfidon Alex Remiron në dy raste, përpara se të dyfishonte avantazhin në fund të shtesës. Odriozola preku topin me dorë dhe ish-lojtari i Leeds nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 93′.
Lexo më tej: Video/ Real kampion, në Madrid shpërthen festa: “Shpresojmë të shihemi pas pak ditësh”
Xavi i gëzohet fitores 2-0 ndaj Real Sociedad, që vlen dyfish. Barça e tij në fakt kalon Girona, e cila kishte barazuar me Alaves, duke shkuar në 76 pikë në vendin e dytë. Real Sociedad ndalet në 54 pikë dhe mbetet i shtati. Nëse kampionati do të përfundonte sot, baskët do të luanin në Conference League, por Betis i vendit të gjashtë është vetëm një pikë larg. E atëherë do të ishte Europa Leagua.

Burimi