VIDEO/ Zhbllokohet derbi i Torinos, Juventusi në avantazh

Minuta e 74’ ka sjellë golin e parë në derbin Torino-Juventus. Bardhezinjtë e Max Allegrit, të cilët po kalojnë një nga periudhat më të vështirë të viteve të fundit, kaluan në avantazh falë golit të Dusan Vlahovic.

Sulmuesi shfrytëzoi një goditje këndi dhe mposhti bashkëpatriotin e tij Milinkovic-Savic me një devijim të saktë, duke gjetur golin e gjashtë sezonal në Serie A, po aq sa Immobile (Lazio) dhe Arnautovic (Bologna).

Juventusi dëshiron të reagojë pas humbjeve ndaj Milanit dhe Maccabi Haifa, dhe është shumë afër sigurimit të një fitoreje të rëndësishme në derbin e qytetit.

Lexo me shume