Videoja virale/ Pse Edi arrin ta skuqë gjithmonë Albinin

Gjuha e trupi të politikanëve, që nga puthjet e veçanta Gorbaçov Honeker e deri tek duarshtrëngimi Makron Tramp, asnjëherë nuk janë rastësi të pafajshme të komunikimit të tyre publik. Kështu ka ndodhur për herë të disatë edhe mes kryeministrrave Edi Rama dhe Albin Kurti që prodhuan sot një video të veçantë në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin.

Dukej se gjithçka ishte e kontrolluar dhe e paramenduar, pasi nje kamer e ndiqte Ramën nga pas. Jo vetëm kaq, por ai u kujdes vetë ta shpërndajë personalisht, videon që u bë virale në rrjet, pranë mediave që i shkojnë nga pas. Shfaqja pas shpinës së Kurtit, loja kukamëshefti me të (video poshtë) për ti mbyllur sytë, etiketimi i këshilltarit të tij francez, Sebastien Gricourt, si spiun, janë kthyer në një fërë mënyre në spektaklin politik të ditës.

Komentet kanë qenë të shumta, nga sjellja si i rrituri me fëmijën e Ramës ndaj Kurtit, nga skuqja vesh me vesh që pësoi nga sikleti ky i dyti, nga mungesa e theksuar e seriozitetit të Ramës e deri tek gjuha e trupit që dekriptonte idetë e këtij të fundit.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Po të shihet videoja me kujdes, Kurti duket si i zënë në befasi dhe tejskajshëm i bezdisur aq sa qesh nga zori. Rama në formë është i lirshëm, ka vetësigurinë e një të forti që as e sheh në sy djalin e edukur që po keqtrajton, të cilit pasi ka arritur qëllimin i hedh dorën në qafë dhe e merr me të mirë.

Për disa kjo është një lojë e përsëritur e Ramës, i cili ngaqë e di që as nuk i ndryshon dot mendjen as e dominon dot në ide homologun e tij kosovar, reket ta mbulojë këtë mangësi me spektakël. Skena të tilla Rama ka prodhuar edhe gjatë takimit të dy qeverive në kompleksin e Gjergj Lucës, në Labinot, edhe në vizitën e fundit në Kosovë, qershorin e kaluar.
Aktivisti i Vetëvendosjes Boiken Abazi sheh një kompeks pas kësaj loje. “Pas përqafimit prej boksieri dhe tërheqjes rrugës prej qafe, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa… Kaq shumë prekje me duar nuk ia ka bërë asnjë politikani tjetër nga Kosova. Thonë që ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar, vend e pa vend, kanë dhe shumë dëshirë të të kontrollojnë. E ky, nga që s’e kontrollon dot me fjalë, duket qe e tenton fort me duar …” e ka komentuar ai këtë shfaqe.
Ndërsa shumë vetë e komentuan stilin prej kllouni të Ramës si mungesë serioziteti të një lideri politik, për gazetarin Berat Buzhala, kritik i ashpër i Ramës dhe njëkohësisht kundërshtar i hapur i Kurtit, ngjarja duhet parë ndryshe: “Shoë i tij i sotshem ne Berlin, mbyllja e syve Albinit, nuk mendoj qe eshte ndonjefar gafe e patolerueshme. Nuk jemi tuj jetu ne Luften e Ftohte, ne Bllokun Lindor, ku politikanet jane statuja. Ndoshta pervec Albinit. Rama eshte shoëman dhe eshte i pakonkurrence ne kete rrafsh. Ne shekullin 21, fatkeqesisht ose fatmiresisht, shoë’u eshte pjese e politikes.
Ne çdo takim qe e kane pase me njeri tjetrin, Albini eshte duke i vogel para Rames. Albini nuk din me bo reagime momentale. I duhet kohe, i duhet me mendu. Eshte i ngathte”.
Por atë që Buzhala e sheh si ngathtësi, aktivisti i organizatës Politike, Arlind Qori e komenton si ndjenjë bezdie ndaj një akti palaçollëku :”Me mbajt’ turpin e tjetrit” përdoret kur dikush, i paturp për vete, kryen një veprim aq problematik, sa të vë edhe ty si spektator në siklet. Nuk dua të them thjesht se ky gjest i personit që ulet në karriken e kryeministrit na turpëron të gjithëve si qytetarë të Republikës së Shqipërisë. E kam fjalën te ndjenja e turpit që ndjen njeriu thjesht se ka qenë dëshmitar i një palaçollëku, te vetia njerëzore e të vendosurit të vetes në vendin e tjetrit, duke u skuqur në vend të tjetrit” shkruan ai.

Vëzhgimi/ Albini humbi përballë Ramës në takimin e Prishtinës

Në fakt, përtej këtyre një gjë është e pamohueshme, Rama sa herë ndihet i pafuqishëm prodhon shou. Njësoj ka vepruar gjatë kohës së protestave studentore kur luante rolin e një të çmenduri në studion e Dudushit apo kur pozoi i zhveshur për Ermal Mamaqin. E përsëriti po të njëjtën gjë kur u ndesh me gazetarët në studion e Opinion për skandalin e inceneratorëve dhe u çua nga kolltuku për ti ulëritur atyre në fytyrë.

Kështu veproi edhe me Kurtin, pasi sjellja e tij ndaj kryeministrit të kosovës mëton të mbulojë me spektakël largimin e Tiranës nga Prishtina, që po vjen si pasojë e lidhjes me Vuçiçin dhe projektit të Ballkanit të hapur.

Ndërsa Albini gjendet shpesh i sikletosur, në dukje inferior, aspak i çlirshëm apo spontan, pasi mbetet peng i një kredoje që ka propoganduar prej vitesh, se dy pjesët e ndara të kombit nuk duhet të shfaqin kurrë divergjenca në publik mes tyre. Kështu ai paguan çmimin e atij që ka politesën për të mos i thënë në sy personit që ka përballë, ato që realisht mendon për të.

©Lapsi.al 

Lexo me shume