Vijojnë temperaturat e “pranverës”, parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori Shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Ndërsa prezenca e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në perëndim dhe jugperëndim të Europës do të bëjë që ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik të përjetojnë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Herë pas herë shirat do të jenë në formë shtërngate. Po ashtu me vrannësira dhe reshje dëbore mbeten vendet e Europës Lindore.
Kosova
Gjatë orëve të paradites, republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e saj, por parashikohet që mesdita dhe në vijim në Kosovë të ketë shfaqje të vranësirave nëpër të gjithë kosovën, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë shira.
Maqedonia e Veriut
Sa i përket, Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites, porpjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë në zonat kufitare me Shqipërinë. Gjatë natës pritet sërisht përmirësim i dukshëm i kushteve të motit. /abcnews.al

Lexo me shume