Vijon bojkoti, pedagogët: Po kërcënohemi dhe intimidohemi

Nga Gerta Vasku

Në vijim të bojkotit të tyre që prej datës 17 tetor, pedagogët ngrenë shqetësimin se po kërcënohen me vendin e punës për shkak të zhvillimit të protestave.

Ka një presion nga lidershipi i universiteteve për mungesat kështu që i mirëkuptojmë kolegët tanë.”

Përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universitetit deklarojnë gjithashtu se disa kolegë të tyre po bëjnë antimitingje ndaj u bëjnë thirrje të mbajnë përgjegjësi.

Të mos fshihen pas gishtit dekanët. Po mbledhin njerëzit për te mbledhur mungesat. Ka rektore dhe dekanë që po bëjnë antimitingje me ministren. Të bëjnë kujdes se ata janë pedagogë në radhë të parë.”

Disa prej pedagogëve i përgjigjen kryeministrit i cili kërkoi vetting se nuk është e vështirë të kontrollohet korrupsioni në fakultete.

“Është mjaft e kollajtë për te zbuluar korrupsionin në universitete për të parë se ku shkojnë ato para që vjelin universitete. Ndoshta një grusht drejtuesish që janë prej një kohe të gjatë, dhe situata është ende e pandryshuar. Qeveria ka edhe gurin edhe arrën. Ka mundësi, siç e ka thënë kryeministri: ne kemi autonomi, por jo pavarësi. Atëherë mjafton të kontrollojë sa marr unë dhe tjetri. Le të ndahet. Të hiqen mollët e kalbura nga shporta. Jam i hapur të fillohet vettingu nga unë”.

Pedagogët deklaruan vazhdimin e bojkotit, pasi asnjë nga kërkesat e tyre nuk është plotësuar, ku më kryesorja mes tyre mbetet rritja e pagave. Ditën e nesërme protesta do të organizohet në trajtën e një forumi, ku do të marrin pjesë studiues, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Diskutimet do të fokusohen në krijimin e një platforme të re për universitetin. /abcnews.al/

Lexo me shume