“Viso çoji dy paketa Lalit”, çfarë nuk u pa nga protesta para bashkisë, Argita Malltezi e pranishme (FOTOLAJM)_66434e9b99fa8.jpeg

“Viso çoji dy paketa Lalit”, çfarë nuk u pa nga protesta para bashkisë, Argita Malltezi e pranishme (FOTOLAJM)

Ditën e sotme qytetarët dhe përfaqësues të opozitës po zhvillojnë protestën e 7-të para bashkisë së Tiranës.
Njësoj si herët e tjera, edhe protesta e sotme ka nisur me tensione.
Që në fillim janë hedhur molotov, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e bashkisë.

Qytetarët mbajnë në duar parrulla të ndryshme.
“T’i nxjerrim hajnat nga bashkia”, “Viso çoji dy paketa lalit”, “Mjaft jep dorëheqjen”, “Zdromsat 5D”, ishin disa nga parrullat më pikante.

E pranishme në protestë ka qenë sërish vajza e liderit të opozitës, Sali Berisha. Argita Malltezi, njësoj si herët e tjera mbante veshur bluzën me mbishkrimin “Lironi liderin e opozitës”.

Këshilltarët bashkiakë kërkojnë për herë të disatë nga efektivët e vendosur gardh para godinës që t’i lejojnë të futen në ambientet e brendshme dhe të ushtrojnë detyrën e tyre.
Me pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët janë mbledhur para këtij institucioni. Kujtojmë që protesta e javës së kaluar para ambienteve të Bashkisë së Tiranës agravoi në përplasje fizike./vizionplus.tv

Burimi