Vizita e Lajçak në Prishtinë/ Çfarë diskutoi i dërguari i BE për dialogun, energjinë dhe targat

Pa lajmërim, edhe një herë Miroslav Lajçak erdhi në Kosovë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin.  

Ndërmjetësuesi i dialogut tha se kjo vizitë është në vazhdën e takimeve në kuadër të procesit të dialogut dhe për koordinim për një takim në nivel të lartë negociatorësh.
Miroslav Lajçak: Takimi i sotëm ishte pjesë e komunikimeve të rregullta. Ishin dy çështje. E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me përfshirjen  presidentit Macron e kancelarit Scholz e Blinkenit. Diskutuam hapat e ardhshëm.

I dërguari i Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësimet e tij edhe çështjen e energjisë dhe targave.
Miroslav Lajçak: Kemi biseduar për çështje të tjera, për targat dhe energjinë, në veçanti për targat, ashtu si edhe e dini afati është më 31 tetor dhe është me rëndësi për mua dhe komunitetin ndërkombëtarët dimë se cilat janë planet dhe të shmangim çdo mundësi të përshkallëzimit të situatës sepse nuk është në interesin e askujt. Sa për energjinë, jemi në proces të konsultimeve, me rrezikun për revokim të licencës së Elektrosever, gjë që nuk e duam, prandaj të hënën kemi biseduar me KEDS dhe Elektrosever për këtë çështje.
Lajçak nuk dha ndonjë përgjigje për mundësinë që brenda vitit të arrihet një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se është i gatshëm për takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak tha që këto tema të diskutimit do i ketë edhe të hënën, në takimet në Beograd.

Top ChannelLexo me shume