“Vjosa Osmani e urren Tiranën e Shqipërinë”, Milaim Zeka: Rama, Osmani e Kurti duhej të ishin në Strasburg

Në programin ‘FitStation’ në News24 ishte këtë të shtunë analisti i njohur nga Kosova Milaim Zeka, i cili ndër të tjera komentoi për moderatoren Çenkuela Hasa ‘trukun’ që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti, në Kongresin Partive Socialiste në Berlin.

“Edi Rama, ta them troç është legjendë për politikanë si Vjosa Osmanin e Albin Kurtin që e urrejnë Edi Ramën më shumë se Vuçiç e Millosheviçin, Rama luan me Albin Kurtin. Albin Kurti është një mizë e vogël për Edi Ramën.
Të jesh shumë e bindur që sidomos Vjosa Osmani e urren në mënyrë patologjike jo Edi Ramën se unë ja kisha fal për Edi Ramën, ajo e urren Tiranën dhe Shqipërinë. Sepse gjithë biografia e Vjosa Osmanit është pro Jugosllave, familjarët e saj kanë votuar për partinë e Millosheviçit. Ju nuk e kuptoni diçka, shpesh herë në Shqipëri nuk kuptohet, ne kemi jetuar 100 vjet nën regjimin e Serbisë, jemi programuar Serbisht. Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin duhet të ishin bashkë me Edi Ramën në Strasburg” – u shpreh Milaim Zeka.

 

Lexo me shume