Vjosa po gërryen tokat bujqësore! Fermerët: Të merren masa për dimrin

Lumi Vjosë në fshatin Novoselë të Vlorës ka gërryer çdo vit sipërfaqe të mëdha toke bujqësore.

Fermerët e prekur i kërkojnë ndihmë shtetit me argjinatura dhe barriera mbrojtëse përpara se të jetë tepër vonë.
Kryeplaku i këtij fshati, Ilia Moçka thotë uji ka përparuar 20 metra dhe në vite lumi ka gërryer rreth 300 metra tokë.

Fermeri Lefter Moçka propozon dhe një zgjidhje, ndërsa fermeri Aleks Moçka tregon sa përparon lumi drejt tokës çdo vit.
 

Top ChannelLexo me shume