“Vlerësoj lidershipin dhe progresin e Shqipërisë”/ Politikani kanadez hap seancën plenare në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Një politikan, anëtar i parlamentit kanadez, Anthony Rota, nisi sot seancën e radhës në kuvendin e Shqipërisë, me një fjalim për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vizita e Rotës vjen në vitin që shënon 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike:
“Kanadaja dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomatike në 1987, gjatë viteve kemi parë shumë zhvillime, qoftë në vendet tona, qoftë në nivel ndërkombëtar.

Shqipëria ka punuar dhe në fusha të tjera që marrëdhëniet tona të forcohen më shumë. Në gusht, hyri në fuqi marrëveshja për pensionet.
Më erdhi shumë mirë kur mësova që vendet kanë bashkëpunuar në këto fusha dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe në të ardhmen. Këtë bëjnë miqtë e mirë, shkëmbejnë përvojat në mënyrë që të mësojnë nga gabimet e njëri-tjetrit”.
Anthony Rota vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.
“Më 2009, Shqipëria iu bashkua Kanadasë dhe vendeve të tjera në NATO. Po ashtu, Shqipëria ka punuar fort dhe përmes nismave si Ballkani i Hapur. Për erdhi mirë kur mësova se Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim në union. Ne ju mbështesim në rrugëtimin tuaj drejt BE-së.
Më lejoni të vlerësoj lidershipin e Shqipërisë. Jeni vendi i parë në Ballkan që keni miratuar një projekt vendim për ndryshimet klimatike, po ashtu mbështetjen që keni treguar ndaj grupit LGBTI”.
Nga foltorja e Kuvendit, Rota u shpreh besimplotë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Top ChannelLexo me shume