Votimi i ligjit të spiunëve, abstenuan dy deputetë të PS, 25 deputetë të PD votuan pro

Kuvendi miratoi dje projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Nisma u ndërmor nga grupi parlamentar socialist në vijim të shkresës së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit drejtuar Kuvendit, lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar në detyra shtetërore dhe publike. Deputetët e grupit të Alibeaj bashkuan votat me maxhorancën, duke votuar pro ligjit për hapjen e dosjeve.  Ajo që bie në sy nga votimi, është abstenimi i dy figurave të maxhorancës, deputetëve Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço.

Deputetët e PD që votuan pro ligjit

1. Gazment Bardhi,

2. Bledjon Nallbati

3. Agron Gjekmarkaj

4. Lulzim Basha

5. Merita Bakiu

6. Desantila Tahiraj

7. Emila Koliqi

8. Mesila Doda

9. Saimir Korreshi

10. Nusret Avdulla

11. Kreshnik Çollaku

12. Eralda Bano

13. Seladin Jakupllari

14. Andia Ulliri

15. Flamur Hoxha

16. Flutura Açka

17. Jorida Tabaku

18. Lefter Gështenja

19. Arbi Agalliu

20. Helidon Bushati

21. Ilda Dhori

22. Orjola Pampuri

23. Enkelejd Alibeaj

24. Dhurata Tyli Çupi

25. Dashnor Sula

Deputetët e PS që abstenuan:

Damian Gjiknuri

Nasip Naço

Lexo me shume