Votuesit kërkojnë zgjedhje të reja në Britani teksa Sunak bëhet kryeministri i tretë i vitit 2022 (fotot)

Sondazhi tregon se dy të tretat e votuesve britanikë dhe vetë dy të pestat e konservatorëve kërkojnë kthim te vota.

Rishi Sunak pretendon se ka mandatin për pushtet teksa doli sot nga dera e kryeministrisë britanike për të formuar qeverinë e re, por shumica e votuesve kërkojnë të japin mendimin e tyre në zgjedhje të reja, sipas sondazheve të fundit.
E përditshmja vendase ‘Independent’ shkruante se kryeministri i tretë i Britanisë brenda dhjetë javëve, ka bërë të qartë se nuk do të kërkojë aprovim për axhendën e tij, duke cituar zgjedhjet e fituara në 2019 nga konservatorët e Boris Johnson.

Por sondazhi i ‘The Independent’ zbulonte se dy të tretat (61 përqind) e votuesve, duke përfshirë dhe rreth dy të pestat (38 perqind) e atyre që kanë votuar për konservatorët në 2019 – thonë se kryeministri duhet të kërkojë mandatin e tij duke bërë zgjedhje tani.
Zhvillimi vjen teksa një peticion i të përditshmes për zgjedhje të reja ka arritur tashmë 430,000 firma.
“Mandati që partia ime fitoi në 2019 nuk është pronë e vetëm një individi,” tha sot Sunak teksa kthehej nga pallati mbretëror Buckingham Palace. “Është një mandat që na përket dhe na bashkon të gjithëve.”
Ai ka premtuar një administratë që do të riparojë “gabimet ” e pararendëses Liz Truss, por vijimi i mbështetjes së tij te partia është i dukshëm pas emërimit të Suella Braverman si ministre e brendshme, disa ditë pasi u shkarkua nga Truss për shkelje të rregullave të sigurisë.
Lideri i opozitës laburiste Sir Keir Starmer tha se Sunak ka luftuar vetëm një betejë elektorale, ku ai mundi zonjën Truss.
“Prandaj ai nuk ka nevojë të përballet me zgjedhje të parakohshme,” i tha Sir Keir laburistëve.
Ndërsa kreu i partisë së vogël opozitare Liberal-Demokrate, Sir Ed Davey tha: “Refuzimi i Rishi Sunak për të thirrur zgjedhje të përgjithshme tregon se partia konservatore nuk ka besim te populli”.
“Publiku me të drejtë është i tërbuar që po i mohohet opinioni, teksa deputetët konservatorë vendosin se kush do të drejtojë vendin”.
Kreu i analistëve britanikë Boë Group, Ben Harris-Quinney, tha se dhjetra mijëra do të largohen nga konservatorët si rezultat i “kurorëzimit” të Sunak.
Sondazhi i sotëm i kryer nga 21-23 tetor, konfirmon detyrën e vështirë me të cilën përballet Sunak për të fituar besimin e votuesve, mes rënies drastike të besimit me udhëheqjen e  Truss.

FOTO GALERI
1/3

Kryeministri i tretë i Britanisë brenda dhjetë javëve, ka bërë të qartë se nuk do të kërkojë aprovim për axhendën e tij

Top ChannelLexo me shume