Vrasja e efektivit në Fier, gazetari jep detaje: Autori ishte me nënën në makinë, janë shoqëruar mbi 10 persona_664310350ea60.png

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari jep detaje: Autori ishte me nënën në makinë, janë shoqëruar mbi 10 persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier ditën e djeshme, ku një efektiv policie mbeti i vrarë pas një konflikti të çastit.
Novruz Cenalia u vra nga 23-vjeçari Azgan Mernica, pas nje debate për kalimin e rrugës.Lexo edhe :Related Posts
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në emisionin “7pa5”, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Ai bëri me dije se kërkimet për autorin vijojnë, teksa është vendosur edhe shpërblim për kapjen e të riut.
“Është një ngjarje e rëndë, një vrasje për arsye banale, për debat mes viktimës dhe autorit për shkak të kalimit të makinave. Asnjë nga palët nuk kanë pranuar t’i hapin rrugë njëri-tjetrit. Na sjell ndër mend debate tipike shqiptarësh. Nuk ka pasur situatë të mëparshme në bazë të hetimeve. Edhe pse kanë kaluar afro 20 orë, policia ende nuk ka mundur ta arrestojë autorin. Kontrollet e policisë, me forcat RENEA kanë nisur që në momentin kur ndodhi krimi, kanë oijuar gjatë natës, me dronë, por pa asnjë rezultat. Kërkimet për shumë orë për të arrestuar autorin mbase zbehin dhe besimin e qytetarëve te policia, pasi kanë kaluar disa orë. Policia ka vendosur që ditën e djeshme 30 mijë euro për çdo person që mund të ndihmojë në zbulimin e vendit ku fshihet 23-vjeçari”, tha gazetari, teksa shpjegoi më tej edhe dinamikën e konlfiktit.
“Autori ka qenë me nënën e tij në makinë. Asnjëri nuk ka pranuar t’i hapë rrugë njëri-tjetrit. Autori pasi ka parë efektivin të veshur me unifromë ka ndjerë një lloj personi dhe ka nxjerrë armën.
Janë më shumë se 10 persona të shoqëruar të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për vendnodhjen e autorit. Nëna ka shpjeguar gjithë dinamikën e ngjarjes”, tha Barkaj.
Më tej ai tha se 23-vjeçari lëvizte me armë pa leje, teksa vëllai i tij ndodhet në burg për një vepër të rëndë penale.
“Ka qenë një armë pa leje. Kjo nxjerrë në pah edhe problemin e policisë në këto zona. I vëllai i autorit ndodhet në burg për vrasje të mbetur në tentativë. Kemi të bëjmë me një kontigjent krimi në një familje që ishte e njohur për drejtësinë. Absurdi tregon që autori lëvizte i lirë me armë dhe kjo tregon neglizhencën e policisë në kontrollin e këtyre individëve”, u shpreh Barkaj. /vizionplus.tv