Vrasja e efektivit në Fier, policia 30 mijë euro shpërblim: Na ndihmoni të kapim autorin_6642212c32acb.jpeg

Vrasja e efektivit në Fier, policia 30 mijë euro shpërblim: Na ndihmoni të kapim autorin

Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.Lexo edhe :Related Posts

Policia fton qytetarët që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112 dhe i garanton anonimitet.
“Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, thuhet më tej.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.
Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit./vizionplus.tv