Vrasja e efektivit të policisë në Fier, Alibeaj: Rendi dhe siguria publike të brishta, përgjegjësi të dalë përpara drejtësisë_6642312d296e0.jpeg

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, Alibeaj: Rendi dhe siguria publike të brishta, përgjegjësi të dalë përpara drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me ngjarjen e rëndë, vrasjen e efektivit të policisë në qytetin e Fierit.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Alibeaj shkruan se goditja ndaj punonjësve të rendit publik është një sinjal i dyfishtë dhe një kambanë alarmi shqetësuese për qytetarët e zakonshëm rrugëve të vendit.
Postimi i plotë i Enkelejd Alibeaj:                                   
Vrasja e efektivit të policisë në mes të ditës në qytetin e Fierit, është tregues i brishtësisë që ka rendi dhe siguria publike në Shqipëri.Goditja ndaj punonjësve të rendit publik është një sinjal i dyfishtë dhe një kambanë alarmi shqetësuese për qytetarët e zakonshëm rrugëve të vendit, të cilët janë të pambrojtur dhe nuk e dinë me kë përballen.
Njerëz të armatosur qarkullojnë lirshëm në të gjithë vendin dhe kjo është detyrë e organeve ligj zbatuese për të mbrojtur dhe siguruar rendin.
Partia Demokratike e Shqipërisë i kërkon organeve kompetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit dhe kërkojnë që përgjegjësi të dalë përpara drejtësisë.
Veç të tjerash, rendi dhe siguria publike janë një ndër shkaqet e largimit të njerëzve nga Shqipëria, ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se në programin e saj qeverisës rendi dhe siguria publike do të kenë prioritete absolute, duke forcuar policinë në komunitet dhe bashkërendimin e një sërë institucioneve së bashku për të minimizuar ngjarje të tilla.

Burimi