Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, flet drejtori i policisë në Fier: Pista kryesore është konflikti i çastit

Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenaliaj. Në një deklaratë për mediat ai ka përjashtuar nga pistat e hetimit gjakmarrjen, ndërsa thotë se pistë kryesore është një konflikt i çastit.
Panganika i ka bërë thirrje familjarëve të autorit Azagan Mërnica, që të bëjë tentativa që 23-vjeçari të dorëzohet në polici. Ai gjithashtu deklaroi se makina e autorit është gjetur.
“Siç jeni vënë në dijeni, rreth orës 13:20 policia ka marrë njoftimin për një ngjarje të rëndë. Fillimisht u raportua si plagosje me armë zjarri, pas verifikimit rezultoi se ka ndërruar jetë polici Novruz Cenalia 28 vjeç i cili punonte në policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat “Shqiponja” prej afro dy vitesh. Autori është Azgan Mërnica, banues në Sulaj. Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve të autorit, të vetëdorëzohet.
Pista kryesore është konflikt i çastit, nuk ka lidhje me këto që janë ngritur, për probleme hasmërie. Edhe makina e autorit është gjetur.”, deklaroi Panganika.

Burimi