Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ FNSH dhe RENEA “zbarkojnë” në fshatin e autorit, shoqërohen prindërit, kërkime edhe me dron_66423217cdec4.png

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ FNSH dhe RENEA “zbarkojnë” në fshatin e autorit, shoqërohen prindërit, kërkime edhe me dron

Polici e Fierit, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar edhe në fshatin Sulaj të Fierit, ku banon Azgan alias Aslla Mërnica, i riu që sot ekzekutoi  me armë zjarri efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, e më pas u arratis.

Nga terreni, gazetarja Dorjana Bezat raporton për Top Channel se policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, e po ashtu po përdoren edhe dronë, për gjetjen e autorit.
Banesa e autorit në fshatin Sulaj

Ndërkohë mësohet se kontrolle janë kryer në banesën e autorit, si dhe janë shoqëruar në komisariat prindërit e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli edhe në hyrje të Vlorës, ndërsa vijon krehja e zonës.
Sakaq, 30 mijë euro janë vendosur si shpërblim për këdo që ka informacione të vlefshme që ndihmojnë në kapjen e autorit.
 

Top Channel

Burimi