Vrasja e Mariglen Gjonajt, Gjykatën vendos masën arrest me burg për autorin

Gjykata e Kurbinit ka dhënë  masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Kristjan Cenaj, i arrestuar me 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.

Seanca gjyqësore e cila u zhvillua me dyer te mbyllura ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta.

Të  pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kane qene dhe familjarë të autorit të dyshuar.

Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti ne aeroportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2015.

Kujtojmë se ditën e djeshme Policia e Shtetit konfirmoi dhe provoi se  16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2015 është vrarë.

Ishte vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati i cili në një deklaratë për mediat tha se eshtra dhe mbetjet kockore humane që u gjetën disa kohë më parë, pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj.

Pas hetimeve është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, 30-vjeçarit Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

Policia konfirmoi se ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, Kristjan Cenaj dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Në konferencën për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por shton se Policia dhe Prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.

/abcnews.al/

Lexo me shume