Vrasja e Martin Çeços në Kolanec, arrestohet Tina Pajollari, dyshohet si e përfshirë në krim

Një shtetase tjetër është arrestuar për vrasjen në Kolanec të 26 vjeçarit Martin Çeço, në 18 qershor të këtij viti.

Lexo edhe:  Shtohet misteri, publikohen për herë të parë SMS-të e Martin Çeços me Tina Pajollarin: Jam ai djali që…

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit.

Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

Lexo edhe: Intriga e dashurisë që i mori jetën Martinit, flet vajza e konsideruar “mollë sherri” Tina Pajollari

Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me viktimën por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes. Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.

Lidhur me arrestimin e Martina Pajollarit pritet komunikata zyrtare e policisë së Korçës. /abcnews.al

Lexo me shume