Vrasja e Novruz Cenalia, babai punonte në sallën operative të policisë së Fierit! Si e mori vesh vdekjen e të birit_664324832390c.jpeg

Vrasja e Novruz Cenalia, babai punonte në sallën operative të policisë së Fierit! Si e mori vesh vdekjen e të birit

“Babai punonte në sallën operative të policisë së Fierit. Dje fatkeqësisht mori lajmin tragjik gjatë kohës që ndodhej në punë…”. Kështu raporton këtë të martë gazetari Besar Bajraktaraj, teksa sjell të dhënat më të fundit për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia.
28-vjeçari, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit, do të përcillet paraditen e së mërkurës drejt banesës së fundit. Por shkaqet për vrasjen e tij me një plumb në kokë në mes të rrugës, janë ende të paqarta, ndërsa autori ende nuk është vendosur në pranga.

Burimi